“Golden Foot 2014” i jepet Iniestas

14/10/2014 00:00

Andres Iniesta është fitues i çmimit “Këmba e Artë 2014” (Golden Foot).

Mesfushori i Barcelonës është vlerësuar me këtë çmim prestigjioz në Montekarlo, në prani të Princit Alberto II i Monakos.

Iniesta është lojtari i 12 fitues i këtij trofeu, i cili u është rezervuar vetëm lojtarëve mbi moshën 28 vjeç, duke pasuar kështu kampionë të tjerë të kalibrit të Roberto Baggios, Ryan Giggs, Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që vitin e kaluar ishte shpallur fitues Didier Drogba.

Tashmë, Iniesta do të ketë nderin të lërë gjurmët e këmbëve të tij në “bulevardin” e Championsit.

Top Channel