Tre autobusë të Kosovës në Beograd

14/10/2014 00:00

Edhe pse ishte vendosur që në stadiumin e Partizanit në Beograd, nuk do kishte tifozë në përkrahje të kombëtares shqiptare, mediat serbe kanë publikuar lajmin se 3 autobusë me targa të Kosovës, kanë mbërritur në këtë qytet.

Referuar agjencisë serbe të lajmeve “Kurir”, autobusët me tifozë kanë mbërritur që në orët e para të së hënës në Beograd dhe pritet që tifozët të jenë në stadium në përballjen e orës 20:45 mes Serbisë dhe Shqipërisë. Madje, agjensia e lajmeve “Kurir” sjell dhe një fotografi të një të riu shqiptar, i cili pozon me flamurin kombëtar përpara stadiumit të Beogradit.

Lajmi në fjalë është publikuar gjerësisht në mediat serbe. Të cilat kanë theksuar se pavarësisht vendimit të UEFA-s për mosprezencën e tifozëve shqiptar në Beograd, ata kanë arritur të jenë prezent për të mbështetur kombëtaren shqiptare në përballjen kundër Serbisë.

Top Channel