Dick Advocaat: Shqipëria di të luajë

13/10/2014 00:00

Trajneri i kombëtares serbe, Dick Advocaat, thotë se është i befasuar me presionin që është duke u bërë nga mediat për ndeshjen. Holandezi ka thënë se i intereson vetëm futbolli, dhe se kjo ndeshje është e rëndësishme, por nuk është vendimtare.

Trajneri i Serbisë ka vlerësuar kombëtaren shqiptare.

“Nuk do të doja t’i vlerësoja lojtarët individualisht, por nga ndeshjet e kaluara kemi parë që ata dinë të luajnë, kanë qenë ndeshjet me Portugalinë dhe me Danimarkën. Ne duhet të bëmë kujdes të veçantë, sepse janë të shpejtë përpara dhe në kundërsulme”, tha Dick Advocaat, trajneri holandez i Serbisë.

Tekniku “serb” ka thënë se kur ka hartuar strategjinë ka menduar për tri pikë, por kjo ende nuk dihet. Serbia e ka të nevojshme të kthehet në formë, pasi në ndeshjet e kaluara rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme.

“Kombëtarja serbe është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Shqipërinë. Në stadiumin e Partizanit, për herë të parë, është vënë, jo për t’u djegur, flamuri shqiptar”, shprehet korrespondenti i TCH në Beograd, Idro Seferi.

Top Channel