1 mln euro për fitoren në Serbi

13/10/2014 00:00

Mes qindra tifozëve shqiptarë që iu mohua ndjekja nga afër e ndeshjes me Serbinë në Beograd, është edhe shqiptari Besnik Benz, një sipërmarrës i suksesshëm që jeton në Zvicër.

Ai ishte në listën e atyre që kërkonte me ngulm ndjekjen e takimit në Beograd, por pas vendimit të federatës serbe për të mos lejuar asnjë tifoz kuqezi, kjo është e pamundur edhe për të.

Duke dashur që të mbështesë kombëtaren, sipërmarrësi me origjinë nga Kosova vendosi të shpërblejë me shumën rekord prej 1 milion eurosh kombëtaren kuqezi në rast të një fitoreje në Serbi.

Top Channel