Kombëtarja mbërrin në Beograd

13/10/2014 00:00

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë arritur në aeroportin e Beogradit, ku janë pritur nga gazetarët dhe forcat policore serbe, ndër ta edhe njësitet speciale anti-terrorizëm.

Ata kanë kaluar në daljen e zakonshme dhe më pas kanë vazhduar për tek hoteli. Delegacioni është pritur interesim. Gjatë gjithë rrugës ka pasur forca policore dhe në autostradë eskorta e futbollistëve është përcjellë sikur të ishte një delegacion i lartë i ndonjë shteti të fuqishëm.

Kombëtarja shqiptare do të ketë stërvitje në mbrëmje dhe një konferëncë për shtyp. Po ashtu, stërvitjet në stadiumin e Partizanit do t’i ketë edhe kombëtarja serbe.

Top Channel