Berlusconi: Do ringre Milanin!

13/10/2014 00:00

Silvio Berlusconi ka deklaruar në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ se objektivi i Milanit për këtë sezon është Europa, por ëndrra e tij është finalja e Champions League që do të zhvillohet në Milano, në vitin 2016.

Presidenti është shumë i kënaqur nga puna e trajnerit Filippo Inzaghi, të cilit i vë notën 8, ndërsa skuadrës notën 7.

“Milani ka një klimë të mirë tani, një trajner të ri me shumë dëshirë për të fituar dhe për tu kthyer aty ku na takon. Do e ringre sërish Milanin”, theksoi Silvio Berlusconi.

“Jemi në fillim të punës së rindërtimit. Inzaghi ka përulësi, respekton të tjerët dhe motivon lojtarët”, theksoi presidenti.

Në fund, një pyetje edhe për Massimo Morattin, i cili shiti Interin: “Më vjen shumë keq që një milanez si ai u largua nga Interi. Unë nuk do të mund ta shisja Milanin tek një i huaj, ndoshta nuk ia shes as një italiani.”

Top Channel