Volejboll femra, amerikanet fitojnë Botërorin

13/10/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur Kinën me rezultatin 3-1 duke fituar Botërorin e volejbollit për femra që u zhvillua në Itali.

Amerikanet fituan dy setet e para 27-25 dhe 25-20 para se të vinte reagimi i kinezeve në setin e tretë (16-25), por seti i katërt shkoi sërish për SHBA-të (26-24).

Kimberly Hill ishte deçizive me 20 pikët e saj.

Ky është titulli i parë botëror për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në volejboll për femra.

Top Channel