Devoll, vritet me thikë një 19-vjeçar

12/10/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në fshatin Baban të Devollit. Një i ri 19-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Muhamet Çela. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili sipas uniformave blu është shtetasi me inicialet E.S. Gjithashtu po punohet edhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel