Moto GP, Marquez fiton titullin për herë të dytë

12/10/2014 00:00

Më në fund, titulli i dytë kampion për Marc Marquez ka ardhur në garën e Motegit (Japoni).

Spanjolli i Hondës përfundoi në vendin e dytë pas Jorge Lorenzos (Yamaha), por kaq i mjaftonte për fitoren e kampionatit të dytë radhazi.

Në këtë mënyrë, Marquez bëhet piloti më i ri në histori që fiton dy tituj radhazi në kategorinë më të lartë (21 vjeç e 237 ditë).

“Jam shumë i lumtur. Edhe pse mund të mendohet që ishte një titull i lehtë për mua, nuk është aspak kështu. Është vështirë të përballohet presioni, edhe pse unë jam gjithmonë i qeshur. Ky titull nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Hondës dhe të familjes sime”, tha 21-vjeçari Marquez pas garës.

Top Channel