Gjermania, humbje historike ndaj Polonisë

12/10/2014 00:00

Gjermania pësoi një disfatë historike në Varshavë, aty ku shënoi humbjen e parë ndaj Polonisë në një ndeshje zyrtare. Polakët mposhtën kampionët e botës në fuqi me rezultatin 2-0 duke shënuar fitoren e parë në 19 takime të zhvilluara mes këtyre dy kombëtareve.

Gjermania erdhi në këtë ndeshje me shumë mungesa dhe nuk tregoi kujdes. Në minutën e 51 ishte një dalje e gabuar e portierit Neuer ajo që lejoi sulmuesin Milik të shënonte. Gjermanët nisën sulmet e shumta pas pësimit të golit, por Szczesny shmangu barazimin e rezultatit me pritjet e tij.

Në minutat e fundit të takimit, një kundërsulm i udhëhequr nga Robert Lewandowski dhe i finalizuar nga Sebastian Mila vulosi rezultatin.

Me këtë 3-pikësh, Polonia merr kryesimin e grupit së bashku me Republikën e Irlandës, që shkatërroi 7-0 Gjibraltarin.

Top Channel