Rikthimi i Luis Suarezit me Uruguajin

11/10/2014 00:00

Tre muaj pas kafshimit ndaj Chiellinit, Luis Suarez kthehet të veshë fanelën e kombëtares së Uruguajit. Sulmuesi i Barcelonës ishte protagonist i një ndeshjeje të mirë në miqësoren ndaj Arabisë Saudite të përfunduar me rezultatin 1-1.

Nga një goditje e tij fluturimthi që përfundoi në shtyllë e më pas në këmbët e mbrojtësit arab Fatallah erdhi goli i parë. Arabia barazoi rezultatin në minutën e 90 me anë të Hazazit.

Luis Suarez po përgatitet për rikthimin e tij të madh pas dënimit që i dha FIFA dhe ky rikthim mund të jetë në Klasiken ndaj Realit, në datën 25 tetor. Skualifikimi i tij do të përfundojë një ditë para takimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel