Formacioni anti-Danimarkë

10/10/2014 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, pritet që përballë Danimarkës të bëjë pak ndryshime në formacion, ndërkohë që taktika do të jetë pothuajse e njëjtë me atë që ndoqi në fitoren me Portugalinë.

Porta do t’i besohet si gjithnjë Ertrit Berishës, i cili është portieri shqiptar më në formë për momentin. Edhe lojtarët e mbrojtjes do të jetë ata që ndaluan Nanin dhe portugezët e tjerë me 7 shtator: Hysaj, Mavraj, Cana dhe Agolli.  

Reparti i mesfushës do të jetë dhe reparti më i mbipopulluar pasi tekniku italian do të kërkojë të thyejë pikërisht këtu çdo aksion që kërkojnë të nisin danezët. Në mesfushë do të jenë Lenjani, Kukeli, Xhaka, Abrashi dhe në vend të Odise Roshit pritet të jetë Andi Lila.

E vetmja gjë që trajneri De Biasi ende nuk e ka vendosur është se cili mes Balës dhe Cikalleshit do të jetë arma e vetme e Shqipërisë në sfidën e dytë në grup.

Top Channel