Një tur në “Elbasan Arena”

10/10/2014 00:00

“Elbasan Arena” është impianti më i ri dhe më modern sportiv ndërtuar ndonjëherë në vendin tonë. Me një kapacitet prej 12.500 vendesh ky do të jetë stadiumi i ri i përfaqësueses kuq e zi, i cili plotëson parametrat europianë të UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të aktiviteteve më të rëndësishme të futbollit.

Në total, rikonstruksioni i këtij stadiumi i bërë me kontribut kryesor të qeverisë shqiptare dhe një pjesë të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kapur një shifër prej 4.5 milionë eurosh.

Por, le të shohim se cilat janë kushtet dhe lehtësirat që ofron “Ebasan Arena”.

Tritan Kokona, zëdhënës i FSHF-së, shpjegon: “Do të ketë një dhomë me garderobë për operatorët, të cilët do të mund të lënë pajisjet e tyre. Salla e konferencave do të jetë me një kapacitet prej 100 vendesh. Do të ketë një “split-boxe” në mënyrë që të mos jetë nevoja të bëhet në tavolinë mali me mikrofona. Do të kemi katër “flash-zona” ku mund të intervistohen lojtarët në pushim apo përfundim të ndeshjes.”

Top Channel