Bilanc negativ me Danimarkën

10/10/2014 00:00

Kombëtarja e Danimarkës, me të cilën do të luajmë të shtunën në “Elbasan Arena” nuk është një skuadër e panjohur për kuqezinjtë, pasi me ta jemi ndeshur 8 herë në eleminatoret e Europianëve dhe ato të Botëroreve.

Bilanci është në favor të tyre: kemi humbur 6 herë, kemi marrë 1 barazim dhe vetëm 1 fitore. Suksesi i vetëm shqiptar ndaj përfaqësueses nordike është ai i vitit 1963, kur fituam 1-0 falë golit të Panajot Panos.

Ndërkohë, në këto 21 vitet e fundit përfaqësuesja shqiptare është ndeshur 6 herë të tjera me skandinavët për eleminatoret e botërorit “USA 1994”, “Gjermani 2006” dhe “Afrika e Jugut 2012”. Në të gjithë këto përballje, kombëtarja jonë është mundur 5 herë dhe ka marrë vetëm 1 barazim në vitin 2009. Në sfidën e luajtuar në “Qemal Stafa”, kombëtarja jonë që drejtohej nga i ndjeri Josip Kuzhe barazoi 1-1 falë golit të Erjon Bogdanit.  

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare, i cili është edhe shqiptari që i ka shënuar më shumë Danimarkës, i shënoi gol skadinavëve edhe në sfidën e 2005-s, kur humbëm 3-1 në Kopenhagen.

Top Channel