Danimarka i druhet Shqipërisë

10/10/2014 00:00

Fitorja jonë e bujshme në Portugali dhe rezultatet e mira vitet e fundit e kanë detyruar trajnerin danez Morten Olsen t’i shohë me një sy ndryshe kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Tekniku 65-vjeçar ka theksuar se në “Elbasan Arena” lojtarët e tij do të luajnë njësoj siç luajnë përballë skuadrave më të mëdha europiane.  

“Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë njësoj sikur të kishim përballë Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion. Megjithatë, shanset janë të barabarta dhe gjithçka varet nga forma e futbollistëve ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mira”, tha Olsen.

Në ndeshjen e parë në grup, Danimarka përmbysi rezultatin dhe mposhti 2-1 Armeninë, fitore kjo që e ngjit atë së bashku me Shqipërinë në krye të grupit I me 3 pikë.

Top Channel