Neymar: Messi është më i miri

10/10/2014 00:00

Neymar ka deklaruar nga Pekini se Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë. Lojtari i cili ndan repartin e sulmit te Barcelona bashkë me yllin argjentinas foli para mediave kineze në prag të ndeshjes miqësore Brazil-Argjentinë.

Braziliani do të përballet me shokun e tij të skuadrës në klasiken e Amerikës Latine e për këtë arsye thuajse të gjitha pyetjet ishin për këtë duel.

“Të luash me Messin është një nder i madh, është lojtari më i mirë në botë. Të luash kundër tij nuk është bukur, por shpresoj që unë të luaj më mirë në këtë takim. Shpresojmë të ketë një ditë të keqe kundër nesh dhe të mos prekë topin. Nuk duhet t’i lëmë hapësirë për të dribluar”, tha Neymar.

“Messi më habit me ato që bën në fushë: golat, pasimet për gol, driblimet… Unë mendoj se është më i miri”, shtoi braziliani.

Top Channel