Shkodër, aksidentohet 50-vjeçarja

09/10/2014 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale E.S., 50 vjeç, e cila ka qenë duke ecur në këmbë është përplasur nga një motoçikletë me drejtues shtetasin me iniciale S.M., 24 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës.

Mësohet se 50-vjeçarja për shkak të përplasjes së fortë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Top Channel