Trajneri i Rangers refuzoi transferimin e Messi-t

09/10/2014 00:00

Alex McLeish, trajner i skocezëve të Glasgow Rangers nga viti 2001 deri në 2006-ën ka bërë publike një histori vërtet të çuditshme, ku protagonist i saj është fituesi i katër “Topave të Artë”, Lionel Messi.

McLeish ka zbuluar se djali i tij ia kishte propozuar që të merrte në ekipin e tij një 13-vjeçar argjentinas, i cili quhej Lionel Messi dhe sipas tij ishte një talent. Djali i trajnerit të Rangers-ve e kishte zbuluar talentin e argjentinasit në lojën e kompjuterike, “Football Manager”.

“Ai më propozoi të transferoja Lionel Messi-n tek ekipi që unë drejtoja atëherë, pasi ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë, por fatkeqësisht nuk e besova”, ka thënë McLeish.

Aktualisht Alex McLeish është trajner i Genk, djali i tij është bërë konsulent futbolli, ndërsa Messi…4 herë lojtari më i mirë në botë!

Top Channel