Homazhi i Marussias për Bianchin

08/10/2014 00:00

Jules Bianchi vazhdon të luftojë me vdekjen pas aksidentit të rëndë që pësoi në Cmimin e Madh të Japonisë, të dielën e kaluar, ndërkohë që mekanikët e tij po i bëjnë homazh në Soçi, duke i bërë gati bokset në padokun e Cmimit të Madh të Rusisë.

Stafi i tij e ka bërë gati njëvendëshen Marussia të pilotit francez njësoj sikur të pilotonte në fundjavë.

Skuderia Marussia ka bërë të ditur se për momentin askush nuk do e zërë vendin e Jules Bianchit.

Top Channel