Ferrari-Vettel, Bild zbulon detajet e kontratës

08/10/2014 00:00

Në pritje që kalimi të bëhet zyrtar, kanë nisur të qarkullojnë edhe shifrat e para mbi marrëveshjen mes Sebastian Vettel dhe Ferrarit.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, piloti gjerman do të firmosë për 3 vite, me opsion për të rinovuar me 2 vite të tjera, dhe do të fitojë 25 milionë euro në sezon. Ka qenë personalisht Vettel, ai që ka negociuar për kontratën e re.

Sipas revistës “Auto, Motor und Sport”, kampioni i botës në fuqi i ka rrëfyer 6 muaj më parë Montezemolos ëndrrën për të drejtuar një “kokëkuqe”.

Vettel, në atë moment, ka qenë në Maranello për të blerë një Ferrari California. Ndërsa tashmë duket se Sebastian është gati për aventurën e re, duke qenë se pak ditë më parë Red Bulli zyrtarizoi edhe pasardhësin e gjermanit, Kvyat, e rrjedhimisht edhe lamtumirën e Vettel.

“Mesi pres momentin për të nisur me Ferrarin”, ka thënë Seb. Ai do të zërë vendin e Fernando Alonsos, me të cilin do të zgjidhen detajet e fundit. Ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i Ferrarit.

Top Channel