“Xhevahiri” i futbollit shkodran, Sukaj

07/10/2014 00:00

Më shumë se 100 gola dhe 4 trofe, në 11 sezone futbollistike. Ky është Xhevahir Sukaj.

Talenti shkodran e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare me ekipin e Elbasanit, ku dhe u shpall kampion i Shqipërisë.

Pas vitit të lavdishëm rikthehet në Shkodër, për t’u aktivizuar në radhët e Vllaznisë, ku ishte një nga lojtarët më të mirë. Xhevahir Sukaj është golashënuesi më i mirë i ekipit verior në Kupat e Europës.

Largohet drejt Turqisë, por vjen sërish në Shkodër për të qëndruar një sezon. Pas këtij nis aventurën në Egjipt, ku arrin të shpallet kampion me ekipin e Al-Ismailia.

Megjithë lëvizjet në Shqipëri, Kroaci dhe Turqi, ai prej 4 sezonesh luan në Iran me ekipin Sepahan. Përveç fitores së kampionatit dhe Kupës, në Republikën Islamike ai ka arritur të shpallet edhe lojtari i huaj më i mirë në vitin 2013.

Xhevahir Sukaj është bërë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë në moshën 17-vjeçare.

Top Channel