Aksidenti, komunikata e familjes Bianchi

07/10/2014 00:00

Familja e Jules Bianchi ka dalë me një komunikatë zyrtare që është shpërndarë nga skuderia Marussia, ku falenderon tifozët për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe shpjegon situatën ku gjendet piloti i Formulës 1, i cili të dielën pësoi një aksident shumë të rëndë në pistën e Suzukës.

Ja komunikata e plotë e familjes së francezit Jules Bianchi:

“Është një moment shumë i vështirë për familjen tonë, por mesazhet e mbështetjes së tifozëve nga e gjithë bota ndaj Jules kanë qenë një burim i madh ngushëllimi për ne. Ju falenderojmë me gjithë shpirt.

Jules vazhdon të qëndrojë në spitalin e Jokaiçit. Ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Doktorët e spitalit po i japin trajtimin më të mirë dhe i jemi mirënjohës për gjithçka kanë bërë që pas aksidentit.

Gjithashtu, i jemi mirënjohës doktor Gerard Saillant, President i Komisionit Mjekësor të FIA-s dhe doktor Alessandro Frati, neokirurg i Universitetit të Romës La Sapienza, i cili ka udhëtuar në Japoni me kërkesë të Skuderisë Ferrari. Ata janë mbledhur me doktorët që kanë kuruar Jules për të kuptuar se cila është rruga më e mirë për tu ndjekur.

Jules do të vazhdojë të kontrollohet e kurohet në spital.”

Top Channel