Pirlo rikthehet në kombëtare

07/10/2014 00:00

Trajneri i kombëtares italiane, Antonio Conte ka rikthyer në kombëtare mesfushorin Andrea Pirlo.

Mesfushori 35 vjeçar i Juventusit është thirrur nga trajneri për dy sfidat eliminatore, të vlefshme për Euro 2016 ndaj Azerbajxhanit dhe Maltës, pas dëmtimit të lojtarit të Milanit, Giacomo Bonaventura.

Paraqitja e fundit e Pirlos me Italinë ka qenë ajo ndaj Uruguait në Botërorin e Brazilit. Pirlo është rikthyer të luaj vetëm në ndeshjen e fundjavës, atë ndaj Romës, pasi vuante nga një dëmtim dhe kjo ishte ndeshja e parë në kampionat.

Një tjetër motiv që Conte grumbulloi Pirlon ishte edhe dëmtimi që pësoi Marco Verrati i cili konsiderohet si një prej lojtarëve të vetëm që mund të zëvendësojë denjësisht juventinin në kombëtare.

Top Channel