Juve-Roma përfundon në parlament

06/10/2014 00:00

Përvec pasojave në fushë apo imazhit jashtë saj, ndeshja mes Juventusit dhe Romës e luajtur të dielën në Torino, është shoqëruar edhe me pasoja ekonomike e për këtë çështja do të kërkojë sqarim në parlamentin italian.

Bëhet fjalë për dy klube të kuotuara në bursë dhe shfaqje të tilla në aspektin financiar nuk i shkojnë përshtat as njërës dhe as tjetrës.

Të hënën në bursën e Milanos verdhezinjtë u hapën me humbje dhe po me humbje edhe bardhezinjtë. Për të sqaruar këtë deputeti i parlamentit italian, Marco Miccoli ka thërritur për sqarim Ministrin e Ekonomisë për të mësuar nëse në takimin ku u dhanë 3 penallti, 2 për Juventusin dhe 1 për Romën gjenden shkelje të rregullave që godasin aksionerët e dy shoqërive që luajnë në bursë.

Por nuk përfundon me kaq. Eurodeputeti i Legës së Veriut, Gianluca Buonanno tha se do të ngrejë këtë çështje edhe në Komisionin e PE-së.

“Pas arbitrimit skandaloz në kryendeshjen Juventus-Roma, e vendosur nga tre 11-metërsha dhe një gol i dyshimtë i Bonucci-t, kërkohën rregulla që të garantojnë një arbitrim të drejtë për skuadra që kuotohen në bursë”, tha ai. 

Top Channel