Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet

06/10/2014 00:00

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema shkatërruan 5-0 Atletico Bilbaon, ndërkohë që edhe pse pësoi 5 gola, portieri Iraizoz me pritjet e tij u bë protagonist duke evituar një humbje historike të Bilbaos.

Tripleta e të dielës e ngjit portugezin Ronaldo në krye të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll me 13 të tillë.

Një fitore e rëndësishme kjo për skuadrën e Ancelotit e cila ngjitet në vendin e katërt duke lënë pas kampionët e Simeones dhe tashmë është vetëm 4 pikë larg Barçës kryesuese.

Top Channel