Shkodër, vritet 50-vjeçari

05/10/2014 00:00

Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri, rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës në qytetin e Shkodrës, në afërsi të tregut të shumicës së fruta-perimeve.

Viktima ishte shtetasi Dedë Xhaka, 50 vjeç, banues në Shkodër. Ndaj Xhakës u qëllua disa herë me plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëheshme.

Një orë pas ngjarjes, policia e Shkodrës arrestoi autorin e ngjarjes, shtetasin Ilir Hoxha, 20 vjeç, banues në Shkodër, si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një pistoletë tip TT, që autori mbante pa leje.

Lidhur me motivet e ngjarjes, policia sqaroi se dyshohet që autori kishte qenë punëtor te viktima dhe shkak u bë një konflikt i çastit për disa parà të marra hua.

Top Channel