Milan rikthehet te fitorja, 2-0 me Chievon

05/10/2014 00:00

Milani është rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjes, në të cilat kishte marrë vetëm 2 pikë, teksa golat e mrekullueshëm të Sulley Muntarit dhe Keisuke Hondas u siguruan kuqezinjve 3 pikët e radhës ndaj Chievo Veronas.

Muntari e festoi me gol, i 26-i personal, ndeshjen e tij të 250 në Serie A, shumë pak pasi kishte nisur pjesa e dytë e takimit në “San Siro”, ndërsa Honda shënoi nga një goditje dënimi kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Fitorja e ngre Milanin në renditje, duke ndarë vendin e 5 me pikë të barabarta me Sampdorian dhe Hellas Veronan, me nga 11 pikë, në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera këtë të diel.

Hellas Verona, nga ana e saj, mposhti 1-0 Cagliarin në “Bentegodi”, falë golit të Tachtsidis në minutën e 89, ndërkohë që i ishte mohuar një gol i rregullt gjatë pjesës së parë dhe kishte goditur 2 shtylla gjatë së dytës.

E diela do ta ketë fokusin kryesisht në duelin mes dy kryesuesve, Juventus e Roma, të cilët do të ndeshen pasdite në “Juventus Stadium” të Torinos.

Top Channel