Bundesliga, Bajerni shkëputet në krye

04/10/2014 00:00

Bajerni shkatërroi 4-0 Hanoverin duke thelluar shkëputjen ndaj ndjekësve falë edhe hapave falsë të Leverkusenit dhe Dortmundit.

Dy dopietat e Levandovskit dhe Roben vulosën fitore e bavarezëve të Pep Guardiolës, ndërkohë që pas humbjes ndaj Shalkes javën e kaluar, Dortmundi zhgënjeu sërish dhe këtë herë akoma më shumë.

Verdhezinjtë u mundën minimalisht 0-1 nga Hamburgu, ndërsa Leverkuseni barazoi 2-2 me të sapongjiturit në Bundesligë, Paderborn. Edhe Shalke u mund në transfertë 2-1 nga Hofenhemi, ndërsa Entriahti mundi 3-2 Këlnin dhe Verder Bremeni barazoi 1-1 me Freiburgun.

Top Channel