Serbia refuzon tifozët kosovarë

03/10/2014 00:00

Një ditë më parë, Federata Serbe e Futbollit ka pranuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor në Beograd. Dhe pas këtij lajmi pozitiv në pamje të parë, ka një prapaskenë me një shije të hidhur për tifozerinë shqiptare.

“Federata Serbe do të pranojë me kushte tifozët shqiptarë. Ata kërkojnë që të gjithë tifozët që do të futen në stadium të kenë pasaportë shqiptare. Nuk e di nëse mund të kundërshtohen këto kushte”, tha presidenti i FSHF-së.

Një kush i panegociueshëm nga ana e palës serbe e cila shumë shpejt do të sjellë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit rreth 5% të biletave që janë në dispozicion për ndeshjen në Beograd, që do të thotë rreth 1200 apo 1300 bileta, por këto do të jenë vetëm për shqiptarët që janë të pajisur me pasaportë shqiptare, duke veçuar dhe përjashtuar nga mundësia për të ndjekur nga afër përfaqësuesen kuq e zi në Beograd, tifozerinë shqiptare të Kosovës.

“Biletat do të jenë vetëm për ata që kanë pasaportë shqiptare”, tha zoti Duka.

Top Channel