Kaka’ rikthehet në kombëtare

03/10/2014 00:00

Ricardo Kaka’ është grumbulluar sërish nga kombëtarja e Brazilit. Dunga, trajneri i Seleçaos, e ka thirrur ish-lojtarin e Milanit për klasiken Brazil-Argjentinë të 11 tetorit në Pekin dhe për miqësoren ndaj Japonisë, më 14 tetor në Singapor.

Por, skuadra aktuale e mesfushorit, San Paolo, nuk është shumë e kënaqur nga ky grumbullim pasi kampionati brazilian nuk do të ndërpritet në këto data.

“Jemi të lumtur për futbollistin tonë, por na vjen keq që do të humbasim një element të rëndësishëm në një moment kyç të kampionatit, pasi kampionati nuk do të ndërpritet”, ka thënë Ataide Gil Guerreiro, zv/president i klubit paulist.

Ndeshja e fundit që Kaka’ ka luajtur me Brazilin ka qenë ajo e 25 marsit 2013, ku Seleçao barazoi 1-1 me Rusinë, në Londër.

Top Channel