F1, Hamilton: Sezoni më i mirë për mua

02/10/2014 00:00

Britaniku Lewis Hamilton beson se ky është sezoni më i mirë në karrierën e tij në Formula 1.

Ai udhëheq klasifikimin e pilotëve me 241 pikë, 3 më shumë se shoku i tij i ekipit, gjermani Rosberg dhe gara e radhës do të jetë këtë të diel në Japoni.

“Ky është sezoni im më i mirë në F1, më i qëndrueshmi. Unë dua të vazhdoj këtë ecuri edhe për shumë vite”, është shprehur piloti Britanik.

Hamilton arriti të fitonte dy garat e fundit në Itali dhe në Singapor, duke përmbysur diferencën prej 29 pikësh nga Rosenberg.

Top Channel