Messi, Maldini dhe Cristiano, lojtarët më të mirë të historisë së Champions League

02/10/2014 00:00

‘Daily Mail’ ka publikuar një renditje të lojtarëve më të mirë të historisë së Champions League duke nisur nga viti 1992, atëherë kur kompeticioni më i rëndësishëm për klube ka marrë këtë emërtim.

Anglezët kanë rezervuar vendin e parë për argjentinasin Leo Messi, i cili e ka fituar 3 herë këtë kompeticion dhe mrekullon tifozët që nga viti 2008.

Bën përshtypje që Paolo Maldini renditet në vendin e dytë duke lënë pas Cristiano Ronaldon, fitues 2 herë i Topit të Artë dhe 2 herë i Champions League. Duket se për ‘Daily Mail’ kanë pasur më shumë peshë 5 trofetë Champions që ish-mbrojtësi ka fituar me Milanin.

Ja renditja e 10 lojtarëve më të mirë të historisë së Champions League:

1) Lionel Messi
2) Paolo Maldini
3) Cristiano Ronaldo
4) Ryan Giggs
5) Raul
6) Xavi
7) Stevan Gerrard
8) Iker Casillas
9) Clarence Seedorf
10) Van der Sar

Top Channel