F1, Rosberg: Tensioni po rritet

02/10/2014 00:00

Nico Rosberg nuk është i shqetësuar nga fakti se ka humbur kreun e renditjes së përgjithshme të pilotëve në Botërorin e Formulës 1, por pranoi se është rritur tensioni në luftën për titullin kampion që po zhvillon me shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Piloti gjerman i Mercedesit tha në prag të Cmimit të Madh të Japonisë se është i përqendruar 100% tek gara.

“Nuk po mendoj për renditjen që ka ndryshuar, por vetëm për garën. Jam i lumtur që kam në dispozicion një makinë kaq të mirë dhe do më pëlqente t’i rikthehesha fitores”, tha Nico Rosberg, i cili e sheh veten në vendin e dytë me 138 pikë, 3 më pak se britaniku Hamilton.

Ai shtoi: “Ka edhe 5 gara deri në përfundim të kampionatit dhe tensioni rritet, por më pëlqen situata në të cilën ndodhem.”

Top Channel