F1, Alonso: E ardhmja? Do të bëj më të mirën për Ferrarin

02/10/2014 00:00

Fernando Alonso ka mbërritur në Suzuka duke e ditur mirë se të gjitha pyetjet e gazetarëve do të ishin mbi të ardhmen e tij. Dhe përgjigja e spanjollit të Ferrarit ishte gjithmonë kjo: “Do të bëj atë që është më e mira për Ferrarin.”

“Nuk jetoj në Mars, e di se çfarë thuhet vërdallë… Prioriteti im është të mund makinat Williams në pistë, më pas e ardhmja. Është e qartë që duhet rigjetur harmonia”, ka deklaruar piloti i Ferrarit.

Por, më pas Alonso ka pasur fjalë të ëmbla për skuderinë italiane: “Ferrari më ka mbështetur shumë. Po bëjmë maksimumin, sakrifikohem gjatë çdo fundjave dhe jetoj 365 ditë të vitit për skuadrën.”

“Ka raste që fitohet dhe ka raste që jo. Kështu e ka sporti. Sigurisht, kur nuk fitohet, presioni është më i madh”, shtoi Alonso.

Top Channel