Trajneri i Serbisë injoron Ljajic

02/10/2014 00:00

Serbia do të ndeshet më 11 tetor me Armeninë dhe vetëm 3 ditë më pas kundër Shqipërisë . Trajneri i kombëtares serbe, Dick Advocaat shpalli edhe listën e lojtarëve, të cilët do të cilët do të jenë të gatshëm për këtë dy ndeshje, ku padyshim bie në sy mungesa e lojtarit të Romës, Adem Ljajic.

“Është një lojtar i mirë, por ka një mentalitet të ndryshëm nga se unë përpiqen të injektojë te lojtarët që grumbulloj. Kam parë që të gjithë në Serbi po prisnin me padurim që unë ta grumbulloja në këto dy ndeshje, por unë nuk kam nevojë për të”, kështu e ka komentuar holandezi mos grumbullimin e lojtarit të Romës.

Ky nuk është përjashtimi i parë për Ljajic nga kombëtarja serbe. Në maj të vitit 2012 ai ishte përjashtuar pasi nuk kishte kënduar himnin. Ljajic ka lindur në Serbi, por është me origjinë boshnjake.

Top Channel