Andreas Brehme, kampioni i botës që pastron WC-të

01/10/2014 00:00

Autori i golit që i dha fitoren Gjermanisë në Botërorin e vitit 1990 ka 250 mijë euro borxhe dhe aktualisht po pastron WC-të për të fituar bukën e gojës. Bëhet fjalë për Andreas Brehmen, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në historinë e futbollit, protagonist i Interit të rekordeve të Trapattonit dhe Gjermanisë së Beckenbauerit.

Ishte pikërisht Franz Beckenbauer ai që apeloi ditë më parë për ndihmë: “Kemi përgjegjësinë për të ndihmuar dikë që i ka dhënë shumë futbollit gjerman, na ka dhuruar titullin kampion bote. Futbolli gjerman tashmë duhet ta falenderojë duke e ndihmuar.”

Sipas ‘Deutsche Welle’, apeli është dëgjuar nga Olivier Straube, një ish-shok skuadre i Brehmes.

“Jemi të gatshëm të marrim në punë Andreasin në ndërmarrjen tonë të pastrimit të banjove. Do të kuptojë se çfarë do të thotë puna e vërtetë dhe jeta e vërtetë”, tha Straube.

Top Channel