Shkodran Mustafi kritikon Shqipërinë

01/10/2014 00:00

Shkodran Mustafi ka kritikuar kombëtaren shqiptare duke deklaruar se “Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të”.

Në një artikull në versionin online të gazetës spanjolle ‘Marca’, lojtari i ri i Valencias shpjegoi pse nuk pranoi të luante për kuqezinjtë, por zgjodhi Gjermaninë, me të cilën u shpall kampion bote në Brazil.

“Familja ime është shqiptare, por unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam luajtur në të gjitha skuadrat e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 deri tek U-21. E dashuroj Gjermaninë pasi më ka bërë atë që jam sot. Për mua nuk ishte e vështirë zgjedhja”, thotë Mustafi.

“Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të vetëm sepse kanë origjinë shqiptare. Kur një futbollist bëhet i mirë, kërkohet nga të gjithë. Duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk është zgjedhja më e mirë”, shtoi Shkodran Mustafi.

Top Channel