Liga e Kampionëve, test për Atletikon dhe Juventusin

01/10/2014 00:00

Atletiko Madrid-Juventus është kryendeshja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve, një ndeshje konsideruar si test për të dyja skuadrat.

Nënkampionët e Europës vijnë në këtë takim pas humbjes në Greqi përballë Olimpiakosit, ndërsa bardhezinjtë nga fitorja kundër Malmos.

Për vendasit një tjetër hap i gabuar do të minonte objektivin e tyre për të kaluar fazën në grupe, ndërkohë që skuadra italiane synon të shmangë skenarin e një viti më parë, ku u eliminuan që në këtë fazë. Po në grupin A, në Suedi vendasit e Malmos presin grekët e Olimpiakosit.

Në grupin B, Reali dhe Liverpuli luajnë në distancë për kryesimin e grupit. Kampionët në fuqi udhëtojnë në Bullgari ku përballë do të kenë surprizën Ludogorets, ndërsa “The Reds” do të përballen në Zvicër me Bazelin.

Në grupin C Zeniti dhe Monako, që të dyja me nga tri pikë përplasen në Rusi për të përcaktuar kreun e grupit pas kësaj ndeshjeje, ndërsa Leverkuseni do të kërkojë pikët e para përballë Benfikës në Gjermani.

Arsenal-Galatasaraj është kryendeshja e grupit D. Skuadra e Venger humbi 2-0 përballë Dortmundin dhe fitorja është një detyrim, ndërsa në Belgjikë Anderlehti i Besnik Hasit pret Dortmundin, që nuk po kalon një formë të mirë në Bundesligë.

Top Channel