Ronaldinho rilind në Meksikë

01/10/2014 00:00

Tre ndeshje, dy gola. Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho ka rilindur në Meksikë.

Futbollisti, tashmë veteran shënoi një gol me goditje dënimi në ndeshjen Queretaro-Atlas të luajtur të martën, gol që rezultoi vendimtar në fitoren 2-1 të vendasve.

Ish-futbollisti i Barcelonës e Milanit dërgoi topin në këndin e afërt të portës, pasi më parë kishte “qethur” kokat e futbollistëve të rreshtuar në murin mbrojtës.

 

Top Channel