Rekordi i Francesco Totti-t

01/10/2014 00:00

Roma arriti të merrte një barazim 1-1 në Angli ndaj Manchester City-t dhe autor i golit për italianët ishte Francesco Totti.

Në moshën 38 vjeç e 3 ditë, Totti u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Champions. Kapiteni legjendar i ekipit të Romës me golin e realizuar kaloi Ryan Giggs, i cili mbante këtë rekord, pasi kishte shënuar në këtë kompeticion në moshën 37 vjeç e 9 muaj në vitin 2001 me Manchester United.

Në listën e lojtarëve më të vjetër që kanë shënuar në Champions janë edhe Zaneti dhe trajneri aktual i Milanit, Inzaghi, të cilët gjenden përkatësisht në vend të tretë e të katërt.

Top Channel