F1, Hamilton: Më mungon fitorja në Suzuka

30/09/2014 00:00

Lewis Hamilton ka nënvizuar se “të gjithë pilotët e mëdhenj kanë fituar në Suzuka” dhe se ai është i vendosur të shtojë emrin e tij në listën e fituesve të Cmimit të Madh të Japonisë, pasi ka në dispozicion një makinë të shkëlqyer.

“Kurrë nuk kam fituar në këtë pistë dhe vetëm një herë jam ngjitur në podium në vitin 2009. Këtë vit kam një makinë të jashtëzakonshme dhe shpresoj të fitoj më në fund. Dua t’i bashkohem të gjithë atyre pilotëve të mëdhenj që kanë fituar në Suzuka”, theksoi piloti britanik i Mercedesit.

Lewis Hamilton mban vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm me 241 pikë, 3 më shumë sesa shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg.

“Botërori është barazuar, kështu që në Japoni do të jetë një tjetër betejë e bukur”, tha Hamiltoni.

Top Channel