Ibrahimovic humb ndeshjen ndaj Barcelonës

30/09/2014 00:00

Ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Champions League do të rikthehen mbrëmjen e së martës me sfida vërtet interesante, ku njëra prej tyre është PSG-Barcelona.

Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme trajneri francez, Laurent Blanc ka mësuar se nuk do të ketë të gatshëm gjigandin suedez, Ibrahimovic, i cili do të mungojë për arsye dëmtimi.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Barcelonës, Luis Enrqiue i kërkoi lojtarëve të tij të bëjnë kujdes, “pasi edhe pa suedezin Parisi mbetet një ekip i fortë”, ka thënë 44-vjecari.

Enrqiue e konsideroi formacionin e Laurent Blanc si një nga ekipet favoritet për ti shkuar deri në fund Uefa Champions League-s.

“ Për ne nuk ndryshon asgjë nëse luan Ibrahimovic apo jo. Edhe pa suedezin ata vazhdojnë të jenë një skuadër e madhe dhe kanë shumë lojtarë të tjerë të mirë në ekip, që mund ti prishin punë cdo kundërshtari. Për mendimin tim Parisi është një nga skuadrat aspirante për të synuar trofeun e Uefa Champions League këtë sezon”, u shpreh Enrqiue.

Top Channel