Portieri më i pafat në botë

29/09/2014 00:00

Në futboll gafat janë pjesë e lojës, po ashtu edhe mungesa e fatit, por kur këto të dyja kombinohen bashkë, rezultati është i tmerrshëm.

Në takimin e vlefshëm të Serisë B, mes Avias dhe Boas, sikur të mos mjaftonte dalja e gabuar, portieri mik penalizohet edhe nga fati, kur një mbrojtës në përpjekje për të larguar topin që po i drejtohej portës së boshatisur, e godet atë në kokë dhe topi përfundon në rrjetë.

Goli ishte pjesë e një kundërsulmi të skuadrës vendase, që fitoi takimin me rezultatin 2-0.

Top Channel