38 vite Totti, kapiteni i Romës ka ditëlindjen

27/09/2014 00:00

Ka qenë padyshim flamuri i Romës vitet e fundit dhe ndër lojtarët më të mëdhenj të kësaj skuadre, që do të mbahet mend gjatë.

Por tashmë Francesco Totti është drejt fundit të karrierës dhe pavarësisht se ai vetë kërkon të zgjasë sa më shumë këtë fakt, vitet mbi shpinë nuk ja lejojnë.

Këtë të shtunë kapiteni i verdhekuqëve feston 38-vjetorin e lindjes, një rast i mirë për të kthyer kokën pas, por edhe për të folur për të ardhmen pas varjes së këpucëve.

Në një intervistë për Gazzeta Dello Sport ai flet për karrierën dhe atyre çka mund të ndryshonte nëse do të kthehej pas në kohë, të parin rëndit incidentin e shëmtuar në finalet e europianit të 1998-ës, ku pështyu mbi Poulsen në ndeshjen Itali-Danimarkë.

Shqelmat e dhënë ndaj kundërshtarëve në disa ndeshje janë një tjetër njollë për të cilat kapiteni i Romës nuk ndjehet krenar, ndërsa rrëfen se i ka mbetur peng se nuk u trajnua asnjëherë nga Ancelotti.

Sa për të ardhmen, ndalet fillimisht tek e ardhmja e afërt kur thotë se ëndërron që me Romën e tij të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve. Por i vetëdijshëm për vështirësitë shton se “skuadra do të luftojë deri në fund për këtë trofe”.

E ardhmja pas varjes së këpucëve? Totti thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit, por jo si trajner. “Nuk jam i çmendur për t’u bërë trajner”, deklaron ai me shaka.

Top Channel