“Thatësirë” në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani 0-0

26/09/2014 00:00

Nuk ka tifozë e as gola në derbin e shumëpritur Tirana-Partizani. Një ndeshje e luftuar në fushën e lojës megjithatë pa sharmin e një ndeshjeje derbi si në të shkuarën e përballjeve të këtyre dy skuadrave.

Sa i përket lojës skuadrat kanë qenë të kujdesshme të dyja dhe kanë dominuar lojën, secila nga një pjesë, duke rënë dakord më pas të gjithë me këtë barazim 0-0 si rezultati më i drejtë.

Ndërkohë nuk e kanë lënë pa krijuar atmosferën e tyre të përhershme tifozëritë, por këtë herë për kënaqësinë personale të tyren dhe larg “Qemal Stafës” së zbrazëd.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” janë grumbulluar tifozët e Tiranës, duke e ndjekur nëpërmjet SuperSport në ekranet e mëdhenj, ndërsa tifozët e Partizantit janë mbledhur në fushën e sportit ë Laprakës, duke ndjekur skuadrën e tyre.

Top Channel