Moto GP, Ducati merr flakë, djegie për pilotin Hector Barbera

26/09/2014 00:00

Frikë në sesionin e parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Aragonit në Moto GP. Ducati i skuadrës Avintia Racing mori flakë duke detyruar pilotin Hector Barbera të hidhej nga motori, por jo para se flakët të “pushtonin” edhe vetë spanjollin.

Barbera ka pësuar një djegie të gradës së dytë në krahun e majtë, sipas Agustin Escobarit, menaxherit të skuadrës.

Fatmirësisht, piloti spanjoll nuk ka pësuar asgjë të rëndë dhe do të mjaftojë një pomadë për t’u shëruar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel