Lushnje, dy të vdekur në dy aksidente rrugore

24/09/2014 00:00

Dy aksidente kanë përgjakur rrugët në rrethin e Lushnjes në harkun kohor të 30 minutave mbrëmjen e së mërkurës.

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i shoferit”-Divjakë, në vendin e quajtur Xeng, ku Agron Taullau që drejtonte një motoçikletë është përplasur për vdekje me një mjet bujqësor.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Ku një mjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Policia njoftoi se viktima është 40 vjeçari Genti Velo.

Top Channel