Ferrari-Alonso, tashmë flitet për “divorc”

24/09/2014 00:00

Ashtu siç mund të parashikohej, kursi i ri i Ferrarit është i karakterizuar nga një gjurmë e qartë menaxheriale. Në këtë mënyrë Marco Mattiacci kërkon të nënvizojë konceptin e mosvazhdimësisë për të kuptuar se në Maranello kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë ende shumë gjëra.

Pasojat e revolucionit te skuderia italiane mund të çojnë edhe drejt një divorci me Fernando Alonson, i cili me logjikë mbetet e vetmja shtyllë e besueshme për të përshpejtuar detyrën parësore, atë të rindërtimit të gjithçkaje. Por, siç ka thënë Sergio Marchionne, askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Gjatë 5 viteve të fundit, Alonso në fakt ka qenë i pazëvendësueshëm për Ferrarin. Analiza për rendimentin e tij, përfshi këtu 541 muajt në krah të Massas fillimisht dhe Raikkonenin më pas.

Një krahasim që të vë në siklet, i cili mund të jetë i nevojshëm për të sqaruar se ku mund të ishte gjendur Ferrari pa Alonson. Spanjolli kërkon shumë parà, si dhe baza të sigurta teknike për të ardhmen.

Parà dhe garanci që nga Maranello duket se nuk janë në gjendje dhe nuk kanë dëshirë t’ia ofrojnë. Ndaj dhe gjithçka pritet të ndodhë, madje edhe një krisje, por mbetet për t’u parë se kush do ta bëjë hapin e parë. Një problem ku dyshohet të ketë përfshirje edhe Sebastian Vettel, një fenomen i padiskutueshëm, por kur bëhet fjalë për projektin e Red Bullit të hartuar nga gjeniu Adrian Neëey.

Disa dyshime legjitime të vijnë në mendje teksa mendon për Vettel, si pikë kyçe e skuderisë në epokën e re, me një situatë aq kritike sa që vetëm Alonso pati guximin për të reaguar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel