La Liga, Ronaldo shkatërron Elche-n

24/09/2014 00:00

Real Madrid shkatërroi 5-1 Elche-n dhe mban nën presionin Barcelonën, kryesuesen e Primera Division.

U desh goli i Edu Albacar në minutën e 15-të që madrilenët e Ancelotti-t të zgjoheshin nga gjumi. Bale barazoi shifrat dhe ia kaloi stafetën e golave Ronaldo-s, i cili shënoi plot katër gola. Kjo është hera e dytë në karrierën e tij që portugezi shënon kaq gola në një ndeshje.

Në këtë sfidë, debutoi me fanellën e realit edhe portieri Navas, për të cilin ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të qëndrojë si zgjedhja e parë e Ancelotti-t.

Top Channel