Bundesliga, fitore me 4 gola për Bayern, ngjitet në krye

23/09/2014 00:00

Paderborni edhe pse i ardhur nga liga e dytë në Bundesligë, pas 4 javësh çuditërisht gjendej në vendin e parë. Por java e 5-të i vuri përball Bayern Munchen në “Allianz Arena”, ku nuk mundën të rezistonin më shumë se 8 minuta.

Ishte Mario Goetze lojtari që i hapi rrugën një fitoreje 4-0 të të zotëve të shtëpisë në minutë e 8-të. Paderborni, ekipi ku militon edhe Alban Meha që për arsye dëmtimi nuk u aktivizua në këtë ndeshje, bëri të pamundurën për t’u mbrojtur, por bavarezët ishin të papërmbajtshëm. Gjashtë minuta pas golit të parë, Robert Lewandoëski shënoi edhe golin e dytë.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Ndërsa në pjesë e dytë ishte sërish lojtari që i dha Kupën e Botës Gjermanisë, Goetze, i cili shënoi edhe të tretin në minutën e 78-të.

Kësaj ndeshjeje nuk mund t’i mungonte edhe Thomas Mueller, i cili në të 85-ën vulosi rezultatin në 4-0.

Mbrëmjen e së martës u luajtën edhe 3 takime të tjera të Bundesligës, ku Schalke fitoi 0-3 në fushën e Werder. Ndësra Frankfurt-Mainz përfundoi 2-2. Gjithashtu edhe në ndeshjen tjetër Hoffenheim-Freiburg rezultati përfundoi  në një barazim me 6 gola.

Top Channel